Cilësohet si sistemi që shpëton jetë, nga sot telefonat e shitur në Europë do kenë një funksion të ri

23 March 2022, 14:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cilësohet si sistemi që shpëton jetë, nga sot telefonat e
Foto ilustruese

Prej ditës së sotme hyn në fuqi zbatimi i një rregulloreje të vendosur nga Bashkimi Europian, e cila kërkon që të gjithë telefonat inteligjentë të shitur në BE (dhe anëtarët e tjerë të Zonës Ekonomike Evropiane) të kenë të aktivizuar funksionin AML.

Që do të thotë, se në rast të një komunikimi urgjent, si për shembull me numrin e urgjencës 112, telefoni do të dërgojë automatikisht vendndodhjen tuaj.

Për të pasur AML nuk do ju duhet të instaloni aplikacion, por do të jetë aktiv vetëm drejt numrin 112.

Kjo rregullore është kërkuar që në vitin 2020 nga Kodi Evropian i Komunikimeve Elektronike dhe zbatimi sot i tij këtij legjislacioni, konsideorhet si një hap i madh për sigurinë e njerëzve në Evropë.


Video