Cila ishte oferta amerikane për Berishën përpara 9 shtatorit?

31 January 2022, 08:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Cila ishte oferta amerikane për Berishën përpara 9 shtatorit?

Prej datës 19 maj, kohë kur Sali Berisha u shpall i padëshiruar (non-grata) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në 9 shtator 2021 ka pasur një sërë negociatash, mes tij dhe Lulzim Bashës, por dhe mes tij dhe amerikanëve.

Ambasada e SHBA në Tiranë ra dakord që të kishte një ndërmjetës në komunikim me ish-kryeministrin dhe ish-kreun e Partisë Demokratike.

Amerikanët zgjodhën Oerd Bylykbashin si njeriun që do t’i mbante kontaktet me Berishën, jo vetëm si një bashkëpunëtor i afërt i tij, por dhe si një figurë e besueshme për selinë diplomatike të “Rrugës së Elbasanit”.

Siç ishte thënë disa herë, heqja e ndëshkimit “non grata” ishte një gjë e pamundur, por mund të kishte një zbutje të përplasjes mes Berishës dhe linjës zyrtare të SHBA.

Për këtë u zhvillua një takim në muajin gusht, i cili sigurisht ishte konfidencial mes Bylykbashit dhe përfaqësuesve të ambasadës.

Oferta amerikane ishte e thjesht, Berisha të mos futej në parlament seancën e parë, dhe kjo të zgjaste sa të digjej mandati i tij duke bërë një tërheqje të zbutur dhe amerikanët nuk do të merreshin më me historinë e tij.

Sigurisht siç dihet kjo ofertë u rrëzua nga Berisha dhe në takimin që ai pati edhe me Lulzim Bashën i tha se nuk do të bënte asnjë hap pas, dhe për këtë duhet të kishte dhe mbështetjen e tij.

Basha nën trysninë e SHBA, ku iu kërkua qartë distancimi nga Sali Berisha, më 9 shtator 2021 mori vendimin për ngrirjen e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar, dhe më pas edhe përjashtimin e tij nga Partia.

***

 ©Copyright VOX News

Ky artikull është ekskluziv i VOX News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VOX News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 


Video