Celibashi: Nis asgjësimi i të dhënave dhe materialeve të 25 Prillit

31 January 2022, 13:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Celibashi: Nis asgjësimi i të dhënave dhe materialeve të 25
Ilirjan Celibashi, Kreu i KQZ

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se ka nisur asgjësimi i të dhënave  të zgjedhësve në zgjedhjet e shkuara si dhe materialet zgjedhore.

Ai tha se ky proces do përmbyllet për 10 ditë për të pasur kohë për nisur përgatitjet për zgjedhjet e 6 Marsit.

“Ne sot fillojmë me procesin e asgjësimit të të dhënave në pajiset që janë përdorur për identifikimi e zgjedhësve dhe do fillojë ky proces për asgjësimin e të dhënave në server. Kjo mund të përfundojë për 10 ditë.

Ajo është e rëndësishme, kemi marrë masat që ky proces të jetë i sigurt. Kemi marrë masa që këto të dhëna të ruhen dhe është e pamundur që të ketë përvetësim të këtyre të dhënave. Dhe nëse këto të dhënat mund t’i përfitojë dikush janë krejtësisht të palexueshme nga një palë e tretë”, tha Celibashi.

 


Video