A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Koha e keqe me reshje të dendura breshëri, ka shkaktuar një aksident në hyrje të qytetit të Gjirokastrës mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 te kthesa e Unazës së qytetit në lagjen Gërhot në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Automjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin E. D., rreth 20 vjeç, banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Për pasojë drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime serioze në gjymtyrë dhe është çuar me urgjencë në spitalin rajonal të Gjirokastrës.
Gjithashtu kanë marrë dëmtime të lehta 2 pasagjerët që ndodheshin në automjet.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.