"Bordi i Çetit" cakton çmime të reja për naftën dhe benzinën

2 August 2022, 16:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Bordi i Çetit" cakton çmime të reja për
Shefqet Kastrati

Bordi i Transparencës ka caktuar çmime të reja për naftën dhe benzinën, të cilat do të hyjnë në fuqi prej orës 18:00 të pasdites së sotme.

Nafta do të tregtohet me pakicë me 221 lekë për litër, nga 226 lekë për litër që shiteshe deri sot. Ndërkohë, benzina do të tregtohet me 207 lekë për litër nga 211 lekë për litër që ishte.

Ndërsa çmimi i gazit do të mbetet i pandryshuar dhe do të shitet me 81  lekë për litër

Njoftimi i plotë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 207 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtej vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.


Video