Bombardimet izraelite në Gaza, zyrtarët palestinezë: Numri i viktimave ka arritur në 9.061

2 November 2023, 15:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bombardimet izraelite në Gaza, zyrtarët palestinezë: Numri i
Gaza e rrafshuar nga bombardimet

Numri i të vrarëve nga lufta në Rripin e Gazës ka shkuar në në 9.061, 27 ditë pas sulmeve izraelite.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, tha gjatë një konference për mediat se numri i viktimave është rritur me 265 në 24 orët e fundit.

Sipas një zyrtari palestinez numri i personave të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 9.061, mes të cilëve 3.760 fëmijë dhe 2326 gra, ndërsa të paktën 32.000 të tjerë janë plagosur.

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, nisi një sulm të befasishëm mëngjesin e 7 tetorit, si kundërpërgjigje ndaj "shkeljes së vazhdueshme të Izraelit të të drejtave të palestinezëve dhe vlerave të tyre të shenjta, veçanërisht Xhamisë Al-Aksa", pas së cilës Ushtria izraelite filloi bombardimin e Gazës.

Izraeli njoftoi se më shumë se 1.400 izraelitë, ndër ta 315 ushtarë, u vranë në sulmet nga Gaza dhe 5.132 të tjerë u plagosën.

Sipas zyrtarëve izraelitë, numri i ushtarëve të vrarë në përleshjet në Rripin e Gazës që nga 31 tetori është rritur në 18, ndërsa Brigadat Qassam mbajnë 242 të burgosur izraelitë.


Video