Berisha koalicion me Kryemadhin/ PD: Non grata s’do e mbajë Shqipërinë në vendnumëro

31 January 2022, 14:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha koalicion me Kryemadhin/ PD: Non grata s’do e mbajë
Sali Berisha, Kryemadhi dhe Basha

Partia Demokratike ka reaguar pas shpalljes së koalicionit të Berishës me Lëvizjen Socialiste për Integrim për zgjedhjet  e 6 marsit.

Partia Demokratike ka reaguar shpalljes së koalicionit të Sali Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 6 marsit.

PD thekson se Berisha ka vetëm një garë që është sipas tyre, ajo që do  të dëmtojë Partinë Demokratike, koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro.


“Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike. Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve.

Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën. Berisha në zgjedhje me Kryemadhin, PD: Koliacioni non grata s’do e mbajë Shqipërinë në vendnumëro”, shkruan PD

 


Video