Autostrada Tiranë-Durrës 'përmbytet' nga gruri/ Pamjet si u aksidentua trajleri me grurë pranë mbikalimit të Rinasit

12 August 2022, 14:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Autostrada Tiranë-Durrës 'përmbytet' nga gruri/ Pamjet

Një trailer i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në drejtm të Tiranës ka pësuar një aksident dhe si pasojë i gjithë drithi ka përfunduar në asfalt.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, traileri është aksidentuar duke sjellë edhe një dëm të konsiderueshëm tek kompania që e kishte porositur.

Ndërkohë që po për shkak të aksidentit, trafik i rënduar është shkaktuar në aksion Tiranë-Durrës, më konkretisht në hyrje të Kasharit, ku edhe ndodhi aksidenti.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video