
Autoriteti i Dosjeve po përgatit ngritjen e një padie për çështjen e dosjes së Ilir Metës. Padia nuk shënjestron asnjë individ, por vetëm gjetjen e personit që vuri në lëvizje institucionin përmes një e-maili.
E-maili anonim ka mbërritur në adresën elektronike të kryetares së Autoritetit, Gentiana Sula.
Në mesazh, përveç fakteve dhe indicieve se ku duhej të kërkonin, personi ende i paidentifikuar paralajmëronte kryetaren e Autoritetit se nëse nuk zbradhte këtë çështje, do ta bënte ai duke publikuar fakte kompromentuese.
Autoriteti po kërkon dosjen e përndjekjes së Filip Talos, ku mendohet se ndodhet dhe procesverbali me firmën e personave që e kanë spiunuar për arratisjen, ku dyshohet edhe Ilir Meta.
Por, deri më tani kjo dosje, sipas Autoritetit rezulton e zhdukur.