Një super aksion i zhvilluar nga drejtoria e policisë së Shkodrës është finalizuar më kapjen e një personi më rrezikshmëri të lartë shoqërorë i cili kërkohet nga autoritet e Luksemburgut.
Bëhet fjalë për Edinjo Pultin i cili u arrestua në qytetin e Shkodrës brenda një lokali nate. Policia prej kohësh ishte vënë në gjurmimin e tij, ku një ditë më parë është kryer dhe arrestimi. Edinjo Pulti pritet që ti dërgohet autoriteteve të Luksenburgut për të shlyer edhe dënimin e tij, shkruan OraNews.
Kush është Edinjo Pultin?
Autoritetet evropiane kanë shpallur në kërkim Edinjo Pultin, i dyshuar për disa krime, përfshirë Luksemburgun. “Më i kërkuari” i Luksemburgut akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve. Edinjo Pulti, i lindur në vitin 1981 në Shqipëri, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg.
Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë u përleshën në qendër të qytetit. Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona.
Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar është lëshuar për të në janar 2021. Edinjo Pulti nga Shkodra është emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare për një plagosje shumë vite më parë.