Arrestohet në Fushë Krujës "i forti" i Laçit me tre mbiemra, si tentoi t'i ikte Policisë dhe çfarë iu gjet (EMRI+VIDEO)

4 September 2022, 10:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet në Fushë Krujës "i forti" i Laçit me
Momenti i arrestimit

Gjatë kontrolleve të befasishme mbrëmjen e djeshme, Policia ka arrestuar një person me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtes pa leje, pasi qarkullonte me armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Në pranga është vënë shtetasi Leonard Gjeli alias Leonard Mamli alias Leonard Noka, 38 vjec, banues në Kurbin. Gjithashtu policia ka arrestuar dhe personin që e shoqëronte, shtetasin Xhentil Çypi, drejtuesi i mjetit.

"Këta shtetas qarkullonin me një mjet tip "Audi" nga Luzi për në qendër të Fushë Krujës, me drejtues shtetasin Xhentil Çypi dhe pasagjer shtetasi Leonard Gjeli. Në momentin e ndalimit, këta shtetas kanë tentuar të largohen me automjet por janë neutralizuar nga ndërhyrja me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë. Gjatë kontrollit të shtetasit Leonard Gjeli, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak." thuhet në njoftimin e Policisë.

Leonard Gjeli dhe Xhentil Çypi akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.




Video