Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së, reagon policia e Tiranës

31 July 2023, 16:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së, reagon policia e
Dritan Goxhaj


Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të ish-anëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj.

Policia thotë se për arrestimin e tij me qëllim ekstradimi si dhe për kontrollin e banesës së tij, ka patur një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Goxhaj u arrestua me kërkesë të Prokurorisë Speciale në Kosovë, që e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa procese gjyqësore.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.


Video