Ardi Veliu në dorë 'fatin' e policëve/ Gazetari: Do të mësojë kush e ka spiunuar përgjatë karrierës

5 September 2022, 12:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ardi Veliu në dorë 'fatin' e policëve/ Gazetari: Do
Arsen Rusta dhe Ardi Veliu

Gazetari Arsen Rusta tha se nuk pret ndonjë risi nga emërimi i Ardi Veliut në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP.

Në një intervistë Arsen Rusta u shpreh se duke u vendosur në krye të strukturës që heton punën e policisë, Veliu do të njihet për herë të parë edhe me ata që e kanë hetuar apo spiunuar gjatë kohës që drejtonte policinë e shteti, kur shpesh ishte bërë objekt i hetimit të SHÇBA-së së dikurshme.

“AMP është një institucion që varet nga ministri. Kam dyshimet e mia nëse do të sjell risi, por në komisionet ku diskutohej për AMP, Veliu ka shprehur kundërshti. Më shumë se sa vajtja e Veliut atje ishte mënyra për të bërë gati drejtuesin e ri, që këtë herë pritet të jetë po ai që ka drejtuar AMP, Muhamet Rrumbullaku”, tha Rusta.

 


Video