Aksident në Tiranë, një i vdekur në rrugën e TEG-ut

24 March 2022, 16:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Tiranë, një i vdekur në rrugën e TEG-ut
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e së enjtes në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të TEG-ut, ku një makinë ka përplasur një motoçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës.

Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e makinës, shtetasin me inicialet B.D., ndërsa po punohet për identifikimin e viktimës, si dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 


Video