A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të kryqëzimit të Pushimit të Shoferit.
Dy mjete janë përplasur në një manovër të gabuar parakalimit. Automjeti tip ‘Dacia’ i marrë me qira nga dy turistë ka goditur nga pas një mjet tip ‘Benz’, i cili ka përfunduar në kanalin anësor përbri autostradës.
Nga përplasja ka pasur dëme materiale, ndërsa drejtuesi i ‘Benzit’ dhe udhëtarët e tij janë në gjendje të mirë jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendngjarje po punon për disiplinimin e trafikut dhe po dokumenton ngjarjen.
Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata në autostradë duke qenë se lëvizja drejt Fierit e jugut ka pasur një numër të konsiderueshëm automjetesh.