Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas këmbësorin

12 July 2022, 17:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas këmbësorin
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të martë në Tiranë. Burime zyrtare bëjnë me dije se automjeti me drejtues shtetasin A. R. ka përplasur shtetasin F. Gj., rreth 70 vjeç.

I moshuari është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka arritur dot t'iu mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur tek Komuna e Parisit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video