Aksident me vdekje në Kuçovë, i moshuari përfundon mbi xhamin e makinës (FOTO)

15 August 2022, 08:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me vdekje në Kuçovë, i moshuari përfundon mbi
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në hyrje të qytetit të Kuçovës.

Një automjet tip "Fiat Punto" që drejtohej nga 31-vjeçari Marineo Bregu ka përplasur për vdekje një burrë rreth 70-vjeç që po udhëtonte me biçikletë në rrugë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 në vendin e quajtur “Meteor”. 

Mësohet se automjeti dhe biçikleta po lëviznin në të njëjtin sens kur makina e ka goditur të moshuarin nga pas. Fillimisht 70-vjeçari ka fluturuar në xhamin e përparmë të mjetit dhe më pas ka rënë në rrugë.

Trupi i të moshuarit ka ngelur disa minuta pa jetë në rrugë, në pritje të ambulancës dhe më pas është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit. Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe vendbanimi i tij, ndërkohë që në morg nuk ka mbërritur ende asnjë familjar i tij.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e automjetit. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Video