Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Peshkopisë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip ‘BMW’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
Ai ka shkaktuar dëme materiale si dhe ka aksidentuar shtetasin G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës. Mësohet se punonjësi i sigurisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën teksa është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia njofton se drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.