Afera me privatizimin e kompleksit Partizani, SPAK merr në pyetje Isa Taren

21 December 2022, 11:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Afera me privatizimin e kompleksit Partizani, SPAK merr në pyetje Isa Taren

Isa Tare, ish-drejtori i Klubit Partizani është paraqitur ditën e sotme në SPAK, për t’u marrë në pyetje lidhur me një nga aferat më të mëdha korruptive të ‘klanit Berisha’, atë të privatizimit të kompleksit Partizani.

 Tare ka deklaruar se ka qenë Sali Berisha i cili ka ndërhyrë për privatizimin e këtij kompleksi ku u ndërtuan pallate nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

“Unë besoj se ky hetim duhet të shkojë deri në fund që të zbardhet problemi i privatizimit të klubit sportiv Partizani, ku unë kam qenë që nga viti 1958 deri në 2005, kur u largova si ish-drejtor i klubit.

Kjo ka qenë nga ndërhyrja që ka bërë ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe ndërhyrja kryesore ka qenë e  ish-kryeministrit Sali Berisha, që i interesonte që ta merrte këtë pronë padrejtësisht dhe u shkatërrua një klub me tradita mbi 50-vjeçare”, ka thën ai më herët. 

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme dhe po e heton për pastrim parash.  Më herët, ka qenë në SPAK  ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ai është thirrur si person qe ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e kompleksit ‘Partizani’ dhe për rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, kohë kur u privatizua edhe ish-kompleksi 'Partizani',  e ndësa pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani. 


Video