Adoleshentja në Tiranë largohet nga banesa dhe nuk kthehet më, babai e denoncon si të zhdukur

27 July 2022, 17:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Adoleshentja në Tiranë largohet nga banesa dhe nuk kthehet më,
Foto ilustruese

Një vajzë 16-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Tiranë dhe nuk është kthyer më. Babai i saj ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e vajzës së tij.

Autoritetet policore njoftojnë se shtetasi I. K., 53 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, vajza e tij, shtetasja E. K., 16 vjeçe.

Policia njofton se po punohet për gjetjen e 16-vjeçares.

 


Video