52 vjeçari u gjet i pajetë pranë gurores, vëllai: E kanë masakruar punonjësit!

20 January 2023, 14:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

52 vjeçari u gjet i pajetë pranë gurores, vëllai: E

Viktor Biba, vëllai i 52 vjeçarit, Gjin Biba i cili u gjet i pajetë sot, dy ditë pasi ishte deklaruar i zhdukur.

Ai është shprehur se besonte që vëllai i tij ishte masakruar dhe se dyshonte që ngjarja nuk kishte qenë aksidentale siç thuhet në njoftimin e policisë.

“Na kanë thënë tek puna se kishte ardhur në shtëpi por kur shkuam në shtëpi nuk e gjetëm. Është gjetur 200 metra larg vendit të punës, i masakruar.

Këtë e kanë bërë vetëm punonjësit që kanë punuar me të të cilët do t’i hedh në gjyq. Këtu është bërë një krim sepse ai është masakruar. Këtë e kanë bërë vetëm punonjësit”, u shpreh mes të tjerash, vëllai i Gjin Bibës.


Video