40-vjeçari me “Porche” përplas për vdekje këmbësoren në Divjakë

21 February 2022, 21:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

40-vjeçari me “Porche” përplas për vdekje

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Mizë të Divjakës.

Policia njofton se një 40-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësore 69-vjeçare.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30m, ndërsa këmbësorja ndërroi jetë në spitalin e Lushnjës si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit me iniciale E. A., dhe po kryhen veprimet procedurale.


Video