20-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri në rrethana misterioze në Itali

3 June 2023, 09:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
20-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri në rrethana
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në rrethana misterioze ditën e djeshme në Itali.

Viktima është një 20-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është plagosur me armë zjarri në kokë brenda një banese në Ponte dell’Olio, në provincën e Piacenzas.

Ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Brenda shtëpisë ndodhej dhe një burrë tjetër, i cili qëndroi i bllokuar në banesë për disa orë para se të dorëzohej dhe të hapte derën për policinë. Efektivët e kanë kanë shoqëruar dhe tashmë ndodhet në paraburgim.

Brenda shtëpisë, në orët e vona të pasdites së djeshme, ekipet e emergjencës kishin ndërhyrë për të shpëtuar të riun pas një telefonate për të shtëna dhe zhurma të pazakonta.


Video