Një djalë vetëm 20 vjeç preu gishtat teksa punonte në firmën CDK Pack sh.p.k, ku prodhohen kuti kartoni për pica.
Djali u aksidentua në punë, u pushua padrejtësisht nga puna dhe gjithashtu u detyrua të gënjente përpara oficerit të policisë gjyqësore duke i thënë se ishte vrarë në shtëpi dhe jo në punë.
Në muajin korrik 2021, emisioni “Stop” trajtoi rastin e Donald Tufit, në atë kohë vetëm 20 vjeç. Ai u aksidentua në vendin e punës. Pronari turk së bashku me bashkëshorten e me stafin, u përpoqën të mbulojnë krimin.
“Stop” ngriti në këmbë të gjitha institucionet, madje i kërkoi gjykatës të çonte sërish çështjen në prokurori që të nisnin hetimet, duke qenë se prokurori i parë nuk bëri asnjë hetim.
Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, emisioni “Stop” nuk e ka lënë në harresë këtë çështje dhe më në fund, prokuroria i mbylli hetimet dhe akuzon pronarin turk për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, si dhe për “Moskallëzim të krimit”, ndërsa personat përgjegjës do të dënohen.
“Bazuar në analizën e mësipërme juridike konkludohet se shtetasi Savas Karaca me veprimet e tij ka konsumuar të gjithë elementët juridik të veprës penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289/1 i Kodit Penal”, thuhet në dosjen e prokurorisë