15-vjeçari vdiq në aksident, babai i tij: I kanë marrë telefonin, ma ktheni se kam kujtime me Orgiton

4 July 2022, 18:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
15-vjeçari vdiq në aksident, babai i tij: I kanë marrë
Orgito Musai

15-vjeçari Orgito Musai humbi jetën para disa ditësh në një aksident tragjik të regjistruar në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës. Ai po udhëtonte me motor së bashku me një shokun e tij kur u përplasën nga automjeti që ju vinte përballë dhe Orgito humbi jetën.

Babai i të ndjerit ka një kërkesë për qytetarët. Ai ka treguar se ditën e aksidentit në vendin e ngjarjes është marrë gabimisht telefoni i 15-vjeçarit. Ai lutet që kushdo që e ka gjetur t'ia kthejë mbrapsht pasi në telefon kanë kujtime të bukura me 15-vjeçarin. Babai i Orgitos ofron edhe shpërblim për ata që i gjejnë telefonin.

"Doja te ndaja dicka me ju! Jam Babai i Orgito Musait 15 vjecarit qe u aksidentua me motorr dhe si pasoj humbi jeten para 10 ne Belsh me dt 20/06/2022. Ne vendin e ngjarjes eshte marre gabimisht telefoni i djalit tim. Ju lutemi kushdo qe e ka gjetur te ma ktheje mbrapsh se kam shume kujtime te bukura me Orgiton.Kundrejt cdo shpreblimi nr i tel 0682260495. Ju falendoroj nese e shperndani kete sms" deklaron babai i Orgito Musait për JOQ Albania.


Video